Teknologji dhe Inovacion

Institucioni i IT-së po vishet me rroba të reja

“Ne jemi një kompani ndryshe tani. Ne nuk jemi më të fokusuar vetëm tek celulari. Dhe kemi shifrat për ta mbështetur atë.” Cristiano Amon, shefi i Qualcomm, prodhon çipa kryesisht për telefonat inteligjentë. Ai është në shoqëri të mirë. Me disa nga anëtarët e tjerë të famshëm të një gjenerate të firmave të teknologjisë së madhe (Cisco, Dell Technologies, Hewlett Packard Enterprise dhe IBM).

Ata kanë kryer një takim me investitorët për të shpjeguar synimin e tyre për të qëndruar në cloud dhe inteligjencën artificiale, AI.

Ka shumë veprime si dhe fjalë. Më 1 nëntor, Dell hoqi dorë nga VMware, një prodhues i madh softuerësh. Garda e vjetër e teknologjisë shpreson të rishpik veten, ashtu siç ka bërë Microsoft vitet e fundit në mënyrë spektakolare.

Ndonëse është lënë mënjanë nga gjenerata e re e Teknologjisë së Informacionit, veteranët e IT-së, akoma kanë vend në industri. Ka shumë pak biznese që nuk përdorin të paktën një shërbim apo produkt të tyre. Gjatë 12 muajve të fundit ata qarkulluan 284 miliardë dollarë dhe patën 56 miliardë fitim operativ.

Çdo firmë ka specialistët e vet. Qualcomm dizajnon çipet, por nuk bën prodhimet. Cisco dhe IBM, ndonëse cilësohen si prodhues të hardëare-ve, kanë nisur të jenë dhe firmë software-sh. Dell dhe HPE njihen si prodhues të kompjuterëve, por tani shesin dhe hardware, pajisje memorie.

Por të gjithë përballen me sfida të ngjashme. Në vitet e fundit, IT lidhet më së shumti me shërbimet, një shërbim i dominuar nga startup-et. Interneti lejon centralizimin e këtij shërbimi dhe tashmë ata shërbehen online.

AI është pjesë e kësaj historie, sa më shumë të dhëna të mbështeten në cloud aq më shumë afrohet mundësia për tu kthyer në algoritme, që më pas bëhet motori i një shërbimi të ri, që nga zbulimi i sulmeve hakuese dhe interpretimi i një zhurmë në një makinë që i duhet një pjesë e re.

Kërkesa për t’i shpëtuar komoditetit po e shtyn industrinë drejt shërbimeve. IT ka qenë gjithmonë një biznes me pellgje, me klientë që paguajnë për software të reja çdo pak vite. Që atëherë biznesi i soft dhe hardware është margjinalizuar. Përshtatja në shërbime të tilla sjell më shumë fitime dhe të ardhura. Këto shërbime janë shumë të mira për blerësit. Më parë ata blinin një të tillë për 10 mijë dollarë dhe tani 3 deri në 5 mijë dollarë. Të gjithë janë të lumtur!

Por deri më tani, investitorët nuk duket se janë të bindur se rrobat e reja të IT-së së vjetër janë një përshtatje e mirë: kapitalizimi kolektiv i tregut të grupit, që tani arrin në rreth 600 miliardë dollarë. Pa të, ata do ta kenë të vështirë të konkurrojnë si me ofruesit e mëdhenj të cloud, ashtu edhe me startup-et. Antonio Neri, shefi ekzekutiv i HPE, thotë se kohët e fundit ai e zhvendosi selinë e firmës nga Silicon Valley në Houston, Teksas, pjesërisht sepse rekrutimi është më i lehtë atje.

A kanë këto firma ende atë që duhet? Shumica kanë grada të reja drejtuesish të uritur, por edhe veteranët kanë ende zjarr në vete. Michael Dell ka mbetur në timonin e firmës që ai themeloi në 1984, me përjashtim të një pauze në 2004-07. I pyetur për të ardhmen e tij, ai përgjigjet: “Më pëlqen ajo që bëjmë: është argëtuese, interesante, emocionuese. Nuk kam plane të ndryshoj përfshirjen time.”

Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë