Media Galeri

Instalacioni që lidh fëmijët amerikanë me ata meksikanë shpallet dizajni i vitit

Ndërsa një mur zakonisht projektohet për të mbajtur njerëzit larg, ky instalacion arriti të bashkonte njerëzit në të dy anët e kufirit Meksikë-Amerikë.

Instalacioni i quajtur Teeter Totter ka fituar çmimin “Dizajni i vitit 2020 në një konkurs që drejtohet nga Muzeu i Dizajnit në Londër.

Janë tre shilarëse që lejojnë njerëzit në të dy vendet të luajnë së bashku.

Ato u instaluan nga Ronald Rael dhe Virginia San Fratello në zonën Anapra në Ciudad Juarez në Meksikë. Ky instilacion qëndroi vetëm 20 minuta në 2019 por kaq mjaftuan që të shpallej si dizajni i vitit 2020.

Arkitektët kaluan 10 vjet duke e krijuar dhe thanë se donin të flisnin për çështjen e kufirit në "një mënyrë shumë të sinqertë, por duke përdorur humor".

"Muri Teeter-Totter inkurajoi mënyra të reja të lidhjes njerëzore. Mbetet një kujtesë krijuese dhe prekëse se si qeniet njerëzore mund të kapërcejnë pengesat.” tha Tim Marlow, shefi ekzekutiv dhe drejtori i Muzeut të Dizajnit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë