Lajme

Instagram sjell risi për festat e fundvitit

Instagram, rrjeti social që numëron miliona përdorues në të gjithë botën, vjen me një risi në prag të festave të fundvitit.

Ky rrjet social i cili është në pronësi të Facebook, ka shtuar një opsion të ri në të, atë të dërgimit të audiove. Veç fotove, videove, video call, nëpërmjet “Insta Message” tashmë mund të dërgoni edhe voice records ose të njohur ndryshe si audio.   

Duke mbajtur butonin e mikrofonit, përdoruesit mund të regjistrojnë një mesazh deri në një minutë kohëzgjatje.

Ky tipar ofron një alternativë asinkrone jashtë kamerës për funksionin e video thirrjes Instagram.

Kjo risi do t’u lehtësojë komunikimin njerëzve që kanë duart e zëna gjatë gjithë kohës
Nëpërmjet kësaj risie, platforma e Instagram uron të gjithë përdoruesit për festat e fundvitit. Mark Zuckerberg po fuqizon Instagram-in duke i shtuar opsionet që mund t'i gjejmë edhe në platforma të tjera si Whats App, Messenger, Viber.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë