Lajme

Instagram “kthehet” në një aplikacion për shopping

Instagram dëshiron që ju të blini gjëra nga aplikacionet e tij. Kompania njoftoi tre karakteristika të reja që e bëjnë më të lehtë blerjen dhe shitjen e produkteve në platformë.

Cilat janë përditësimet

1-Një opsion i koleksioneve të reja që ju lejon të ruani privatisht lidhjet me produktet që dëshironi të blini në një seksion dedikuar shoppingut

2-Etiketat e produktit në videot e postuara në aplikacion. Kjo lejon që kompanitë të lidhen me produktet specifike që shfaqen në videot e tyre. Një tipar i ngjashëm për postimet e imazhit u shtua në muajin shtator.

3-Një sektor dyqani i ridizenjuar për profilet e biznesit që e bën më të thjesht blerjen e produkteve specifike

Instagram e sheh shopping-un si një si një mundësi të mirë masive dhe relativisht të pashfrytëzuar.

Aktualisht, ka më shumë se 25 milionë biznese që kanë profile Instagram-i dhe ky aplikacion është bërë një nga platformat më të rëndësishme për markat më të vogla dhe B2C. Por kompania nuk ka bërë shumë për të fituar para nga pazaret që ndodhin në aplikacionin e saj. Kompanitë nuk paguajnë për përdorimin e mjeteve të blerjes në mënyrë organike, megjithëse mund të paguajnë për reklama promovimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë