“Adoleshentët shohin 40 % më pak televizor se 5 vite më parë”.
Kevin Systrom (në foto), themelues dhe administrator i deleguar i Instagram, ka hapur në këtë mënyrë ngjarjen e publikimit të platformës së re video, Igtv, që u mbajt në San Francisco të mërkurën 20 qershor.
34 vjeçari përmendi gjatë fjalës së tij dy të dhëna:
- Instagram, e blerë prej Facebook në 2012, përdoret tashmë prej një miliard personash në muaj,
- në brendësi të aplikacionit, përdorimi i videove në bazë vejtore është rritur 60 %.
Ja pse erdhi momenti për të bërë hyrjen zyrtare në tregun gjithmonë e më premtues dhe të tejmbushur— tregun e filmimeve online (cilësor). Historitë (story), Snapchat, kanë qenë një kal beteje të shkëlqyera. Por tani tentohet një hap përpara.
"Aplikacioni portokalli prej një miliard përdoruesish do të përshpejtojë dhe zgjasë në kohë videot me një ikonë të re, të dedikuar kryesisht adoleshentëve që “shikojnë TV 40 për qind më pak krahasuar me 5 vite më parë”
Disa të dhëna të tjera:
- sipas Zenith, 2018 do të jetë viti ku reklama në Internet do ta tejkalojë atë televiziven me 40 miliard dollarë në nivel global.
- Pas tejkalimit të vitit të kaluar, hendeku rritet mbi të gjitha tek ndjekja e reklamave në telefonët e lëvizshëm, të cilët do të rriten me 25%, duke përfaqësuar 60% të investimeve të reklamave në web dhe 24% të atyre në total.
Ja pse (ende) Instagram merr pjesë në garën frymëmarrëse të kolosëve digjital për të vënë në dispozicion materiale rilevante dhe në gjendje që të tërheqë dhe mbajë spektatorët e web, ndërkohë që neni 13 famëkeq i Direktivës Europiane mbi të drejtën e autorit në fakt e shtyn në të njëjtin drejtim me respektimin e të drejtës së autorit në krye të listës së prioriteteve (që duhet të realizohet edhe me rrezikun e pagimit të një çmimi shumë të lartë në aspektin e lirisë.)
Për sa i përket garës frymëmarrëse, të mendosh që vetëm Apple, në javën e fundit, ka nënshkruar një marrëveshje me Oprah Winfrey dhe ka nisur të lëvizë në lidhje me programet për fëmijë. Ndërsa Facebook po merret me quiz (dhe lajme) e Amazon ka blerë të drejtat e Premier League.
Instagram funskion si i mëvetësishëm dhe nis sërish nga bazat duke u fokusuar tek përdoruesit e tij, të ashtuquajturit "krijuesit" (në thelb përfaqësojnë youtuber –persona që krijojnë vetë video): Igtv aplikacioni i ri i INSTAGRAM në (iOS dhe Android). Funksionim i thjeshtë dhe qëllimqartë: e hap dhe videoja nis menjëherë, pa pasur nevojë të shtypni diçka (siç ndodh me televizorin), dhe mbulon të gjithë ekranin e telefonit smart. Mund të zgjedhësh nga një seksion të dedikuar ty deri tek videot e njerëzve të njohur që ti ndjek në Instagram.
Risia e vërtetë është kohëzgjatja: prej 15 sekondash që aktualisht zgjat një Story e nga një minutë që zgjat videoja kur e poston në profilin tënd, me aplikacionin Igtv të gjithë mund të postojnë e shohin një video që zgjat deri në 10 minuta. Disa krijues mund ta kalojnë edhe orën e më vonë do të kalohet në një kohë të papërcaktuar.
Systrom nuk e ka me nxitim, është i bindur se ka potenciale më të mëdha se shtëpia nënë Facebook: tani për tani reklama qëndron jashtë dhe krijuesit nuk zëvendësohen ekonomikisht në asnjë mënyrë, ndërsa rrjeti social blu (Facebook) u ka dedikuar atyre një platformë për të hyrë në kontakt me sponsorat. Duhet të shihet se si yjet e webit Laudry ose King Bach —tashmë të përfshira — do të jenë në gjendje të mbajnë më këmbë e të bëjnë që projekti të ecë, i destinuar që në të ardhmen të mirëpresë prodhime origjinale ad hoc.
Plataforma ekziston, edhe publiku: ndeshja për të gjithë është ajo e përmbajtjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.