Lajme

Instagram-Snapchat, ç’pëlqejnë më shumë adoleshentët?

Rreth një vit më parë, Instagram nisi një version të ngjashëm të një prej karakteristikave kryesore të Snapchat, versioni stories.

Funksioni i ri i Instagram kishte të njëjtin emër, një pamje të ngjashme dhe premisa e njëjtë: Miqtë mund të ndanin përditësime foto dhe video në profilet e tyre që do të zhdukeshin pas 24 orësh.

Versioni i skorieve në Instagram ishte vetëm fillimi. Gjatë këtij viti, Instagram ka shtuar filtra të fytyrës, etiketat e vendndodhjes, mjetet vizatimore, kjo ka kthyer në një konkurrencë të ashpër midis dy aplikacioneve sociale.

Por cili është aplikacioni më i ndjekur?

Studimet e fundit kanë zbuluar se Instagram kryeson në listen e rrjeteve sociale më të përdorrura nga adoleshentët amerikanë.

Gjatë një hulumtimi janë anketuar 8,600 adoleshentë dy herë brenda vitit, dhe janë analizuar shprehitë e të ashtuquajturës “Gjenerata Z”.

Sipas raportit, 85% të pjesëmarrësve përdornin Instagram-in të paktën një herë në muaj, krahasuar me një shifër të përafërt prej 84% për Snapchat.

Mirëpo kjo diferencë është ndryshe kur adoleshentët janë përgjigjur pyetjes se cilin nga këto rrjete sociale preferojnë më shumë. 45 % e adoleshentëve pëlqejnë Snapchatin, ndërsa 30 % kanë zgjedhur Instagamin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë