Njerez

Ushqeni foshnjat me gji, bota do kursente 341 mld $ çdo vit

Bota mund të shpëtojë 1 miliardë dollarë çdo ditë nëse më shumë fëmijë ushqehen me gji, ka zbuluar një studim. Hulumtuesit kanë dalë në këtë përfundim, pasi ekspertët e shëndetësisë kërkuan më shumë mbështetje për nënat e gjirit. Një faqe interneti që përdoret nga studiuesit në Kanada dhe Azi tregoi se bota mund të kishte kursyer 341 miliardë dollarë çdo vit, nëse nënat i ushqejnë fëmijët e tyre më gjatë me gji, duke ndihmuar në parandalimin e vdekjeve të hershme dhe sëmundjeve të ndryshme. I njohur si "Kostoja e moshës së gjirit", faqja online i përdori të dhënat nga një studim gjashtë vjeçar i mbështetur nga iniciativa për ushqyerjen e fëmijëve më gji.

"Është një e drejtë e njeriut, shpëton jetën dhe përmirëson prosperitetin e ekonomive", tha eksperti i ekonomisë shëndetësore në Kanada, Dylan Walters, për rëndësinë e dhënies së gjirit. Walters, që udhëhoqi studimin e më shumë se 100 vendeve, tha se faqja e internetit ishte e para e këtij lloji dhe synonte të ndihmonte politikëbërësit për të matur humbjet ekonomike në vende të veçanta kur nuk mbështesin ushqyerjen me gji. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që foshnjat të ushqehen me gji të paktën gjashtë muajt e parë, pastaj të kenë një dietë të kombinuar të qumështit të gjirit dhe ushqimeve të tjera derisa të jenë dy vjeç. Ushqyerja me gji mund të ndihmojë në parandalimin e diarresë dhe pneumonisë, dy shkaqe kryesore të vdekjes së foshnjave, dhe për të mbrojtur nënat kundër kancerit të vezoreve dhe gjirit, sipas agjencisë UN.
Por vetëm 40% e foshnjave nën gjashtë muaj ushqehen vetëm me gji në të gjithë globin, ndërsa 820,000 vdekje të fëmijëve mund të shmangen çdo vit nëse ndiqen rekomandimi, tha ai.
Pengesat në ushqyerjen me gji variojnë nga mungesa e kohës së pushimit në vendet e punës dhe marketingut agresiv të formulës së foshnjës. Përpara Javës Botërore të Ushqyerjes me Gjirit nga 1 gushti, hulumtuesit thanë se shpresonin që më shumë kombe tani do të zbatojnë politikat që promovojnë dhënien e gjirit, shtyjnë punëdhënësit për të siguruar më shumë mbështetje dhe për të shtrënguar në marketingun e formulave të foshnjave.
" Mos investimi në ushqyerjen me gji, ka një kosto ka një kosto për ekonominë", tha drejtori i Azisë Juglindore Alive & Thrive Roger Mathisen për fondacionin Thomson Reuters me telefon nga Hanoi. "Kjo do të thotë se është me të vërtetë një arsye e fortë për të zgjeruar politikat siç është leja e paguar e lindjes", tha ai. Një studim i mbështetur nga UN në vitin 2017 zbuloi se asnjë vend nuk mjafton për të ndihmuar nënat që të ushqejnë foshnjat me gji për gjashtë muajt e rekomanduar, pavarësisht nga përfitimet potenciale ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë