Financa Personale

Në verë, Shqipëria pati rritjen e çmimeve të ushqimeve, ndër më të lartat mes vendeve europiane

Nga Gazeta 'SI' - Inflacioni i ushqimeve në Shqipëri gjatë korrikut dhe gushtit 2022 ishte 13.9 dhe 14.9%, respektivisht dhe Banka Botërore thotë se rezultati është më i ulët se në të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe shumë vende europiane, por gjithsesi rritja e këtij treguesi ka qenë ndër më të lartat, sipas ndarjes që bën Banka.

Sipas tabelës së BB-së, Shqipëria gjendet brenda ngjyrës së kuqe, ku rritja e inflacionit të ushqimeve në raport vjetor varion nga 5 në 30% nga nëntori 2021 në gusht 2022. Një vit më parë, për muajt shtator-tetor 2021, Shqipëria ishte në ngjyrën e verdhë, që tregon rritje midis 2 dhe 5%.

Po ashtu, dhe në hartën e “inflacionit real të ushqimeve”, siç e quan BB, ku është matur inflacioni nga muaji maj deri në gusht 2022, Shqipëria është e ngjyrosur me ngjyrë lejla, që tregon nivelin më të lartë të çmimeve të ushqimit sipas legjendës, më shumë se 5%.

Me këtë ngjyrë, gjenden disa shtete të tjera që po ashtu kanë përjetuar inflacion të lartë gjatë muajve të fundit, përfshirë vendet e rajonit, Turqinë, Gjermaninë, Ukrainën e disa vende të Afrikës dhe Amerikës Latine.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë