Ekonomi

Inflacioni i Eurozonës bie për të tretin muaj radhazi, ndërsa çmimet e energjisë vazhdojnë të bien

Inflacioni në zonën e euros ra për të tretin muaj radhazi në janar, pas reduktimit të kostove të energjisë.

Inflacioni në janar rezultoi 8.5%, shumë më ulët nga se ishte parashikuar. Në dhjetor, ai ishte 9.2%.

Energjia ishte faktori kryesor i saj përsëri, por me rënie të dallueshme. Çmimet e energjisë ranë në rreth 17.2% në janar, nga 25.5% në dhjetor. Megjithatë, kostot e ushqimit u rritën pak nga 13.8% në dhjetor në 14.1% në janar.

Rajoni me 20 anëtarë ka pësuar rritje të konsiderueshme të çmimeve në vitin 2022, pasi pushtimi rus i Ukrainës rriti kostot e energjisë dhe ushqimit në të gjithë bllokun. Megjithatë, të dhënat e fundit japin dëshmi të mëtejshme se inflacioni ka filluar të zbutet.

Treguesi ekonomik po vëzhgohet nga afër përpara një vendimi të ri për normën e interesit që do të dalë të enjten nga Banka Qendrore Europiane. Inflacioni më i lartë e ka bërë BQE-në të rrisë normat katër herë në vitin 2022 dhe pritjet e tregut tregojnë për të paktën dy rritje të tjera të ardhshme./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë