Ekonomi

Inflacioni bie nën objektiv, por çmimet u rritën përsëri

Nga Gazeta 'SI'- Inflacioni në Shqipëri ka kaluar pritshmëritë e autoriteteve ndërkombëtare dhe vendase, duke rënë në 2.6% gjatë shkurtit 2024.

Për herë të parë në dy vite inflacioni ra nën objektivin 3% të Bankës së Shqipërisë, që parashikohej të arrihej në gjysmën e dytë të vitit.

Gjithsesi çmimet kanë vijuar rritjen, por me ritme më të moderuara.

Sipas INSTAT, nga shkurti 2022 në atë 2023, çmimet e grupit argëtim dhe kulturë janë rritur me 4.9%, ndjekur nga mobiljet dhe pajisjet shtëpiake, 4.7%, hotele, kafene dhe restorante me 3.8% etj.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë patur një rënie në ritmin e rritjes dhe janë shtrenjtuar me 2.7% në raport vjetor. Produktet e bulmetit, përfshirë vezët u rritën me 4.7%, zarzavatet dhe patatet me 4.6%, mishi dhe peshku me 4.2%.

I vetmi grup kontribuues që ka pësuar ulje është transporti, ku përfshihen karburantet, me 1.6%.

Në raport mujor, rritja ka qenë më modeste.

Rënia e inflacionit poshtë objektivit do të thotë një hap pas për politikën monetare. Nëntorin e shkuar ishte lëvizja e fundit e BSH-së, kur rriti normën e interesit në 3.25%.

Edhe në BE, inflacioni mesatar për shkurtin ishte po 2.6%. Banka Qendrore Europiane sinjalizoi ulje të normës së interesit muajin e ardhshëm. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë