Ekonomi

Banka Europiane gati për një epokë të re? Pritet të nisë uljen e normës së interesit

Banka Qendrore Europiane nuk do të ndryshojë normën e saj të interesit, por pritet ta ulë atë lehtë në muajt në vazhdim. Inflacioni në bllok ka rënë, por çmimet kanë mbetur të larta.

Pasi reagoi shumë ngadalë ndaj një rritjeje të papritur të çmimeve dy vjet më parë, banka qendrore për 20 vendet që ndajnë euron tani heziton të thotë se ka fituar mbi inflacionin.

Parashikimet e BQE-së flasin për rritje ekonomike të ulët, prandaj banka qendrore dhe presidentja e saj Christine Lagarde duhet të jenë të kujdesshëm me mesazhin e tyre, pa shtuar sinjalet se norma do të ule.t

"Ne presim një qëndrim politik neutral dhe komunikim të balancuar, duke pranuar progresin e vazhdueshëm në inflacion, por duke shmangur një shpallje të parakohshme të fitores," tha Frederik Ducrozet, kreu i kërkimit makroekonomik në Pictet Wealth Management.

Burime thonë për Reuters se BQE nuk ka gjas atë reduktojë kostot e huamarrjes, të paktën deri në qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë