Lajme

Infektohet me Covid-19 kreu i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni

COVID-19 ka mbërritur dhe në institucionet më të larta të drejtësisë. Mësohet se është infektuar kreu i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni.

Ai ka rezultuar pozitiv në javën e fundit, dhe që prej asaj dite nuk është paraqitur në punë.

Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë, dhe frika që të ketë infektuar edhe të tjerë është e madhe.

Javët e fundit, situata me koronavirusin në vendin tonë është shqetësuese, pasi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve si dhe i të shtruarve në Spitalin Infektiv.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën dy qytetarë, ndërkohë që 90 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë