Lajme

Infektohen nëna me dy vajzat e reja në Elbasan, 52-vjeçarja ishte punonjëse banke

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në qytetin e Elbasanit. Janë infektuar edhe tre pjesëtarë të një familjeje.

Bëhet fjalë për një nënë 52-vjeçare dhe dy vajzat e saj, 22 dhe 25 vjeç, ndërsa i ati i tyre ka rezultuar negativ.

52-vjeçarja e infektuar dhe që vuan nga diabeti është punonjëse e një banke të nivelit të dytë me një staf prej të paktën 23 punonjësish.

Pas testit të kryer, ka rezultuar se gruaja që punon në bankë dhe dy vajzat e saj rezultuan pozitive.

3 rastet më të reja në Elbasan të prekur nga infeksioni dyshohet se dy javë më parë kanë patur kontakt me persona të tjerë të konfirmuar pozitivë më herët.

52-vjeçarja është dërguar në Tiranë mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa pjestarët e familjes së saj ndodhen në karantinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë