Njerez

Infektimi i doktor Krajës: Manastirliu: Po përballet më sëmundjen që donte ta luftonte

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar përmes një postimi se Prof. Dhimitër Kraja, është prekur nga COVD19. Duke e cilësuar mjekun të rrallë e modest si pakkush, ajo e falenderon që u rikthye në vijën e parë të betejës, për të luftuar koronavirusin.

“Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira", shkruan ministrja.

Manastirliu shkruan se doktor Luli, ashtu sic të gjithë e njohin është në gjendje të qëndrueshme në trajmin nga ekipi mjekësor.

"I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte. Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi", shton ajo.

Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë