Futboll

Infantino rizgjidhet në krye të FIFA-s deri në 2027-ën: Nder dhe privilegj

Gazeta Si – Xhani Infantino është konfirmuar në krye të FIFA-s edhe për 4 vjet të tjera, deri në 2027-ën. Ai ishte kandidat i vetëm në zgjedhje. Drejtuesi italo-zviceran, 53 vjeç më 23 mars, është zgjedhur në kongresin e 73-të të FIFA-s në Kigali, Ruanda.

Infantino është zgjedhur për herë të parë president i FIFA-s në shkurt të 2016-ës, pastaj fitoi mandatin e dytë dhe sot konfirmimi i radhës nga delegatët e 211 federatave. Rizgjedhjen në krye të organizmit që drejton futbollin botëror, Infantino e ka komentuar kështu:

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Gazeta Si, 16 mars 2023

"E di që shumë më duan dhe se të tjerë më urrejnë, por unë i dua të gjithë. Të jem president i FIFA-s është një nder shumë i madh, një privilegj. Si dhe një përgjëgjësi shumë e madhe. Do të vazhdoj t’i shërbej FIFA-s dhe futbollit në gjithë botën.

Lidership është të dëgjosh dhe të mësosh dhe unë do të mësoj çdo ditë. Duhet të besoni në impenjimin tim, sepse do të punoj fort për të bashkuar botën nëpërmjet futbollit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë