Futboll

Infantino hedh idenë, Botërori 2030 në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të presin së bashku Botërorin e futbollit në 2030-ën. Kjo është ideja e presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, i cili e ka hedhur këtë hipotezë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Naftali Benet, në Jerusalem.

Infantino ndodhet në Izrael për disa takime pune dhe në takimin mes tij dhe kryeministrit Benet kanë marrë pjesë edhe ish-amabasadori amerikan në Izrael, David Friedman, si dhe ish-sekretari i thesarit në Amerikë, Steven Mnuchin.

Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s. Gazeta Si, 13 tetor 2021

Për momentin është vetëm një hipotezë nga ana e kreut të FIFA-s, ashtu si dhe ajo për zhvillimin e Botërorit çdo dy vjet, që ka ndarë opinionin publik. Një pjesë e mirë janë kundër prishjes së traditës së Botërorit dhe organizimit të tij çdo katër vjet, ndërkohë që ka edhe nga ata që e shohin si një ide interesante, që mund t’i sjellë të mira futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë