Sport

Indrit Çullhaj i nënti në Dubrovnik, por ka rezerva: Më mohuan gjysmëfinalen!

Gazeta Si – Xhudisti shqiptar, Indrit Çullhaj, ka zënë vendin e 9-të në akitivitetin e ‘Europian Cup’, të zhvilluar në Dubrovnik. Një rezultat i mirë për xhudistin shqiptar, që garon në peshën deri 73 kilogramë dhe në aktivitet merrnin pjesë 53 sportistë.

Por Çullhaj pretendonte më shumë dhe sipas asaj që shkruan në faqen e tij, juria i ka mohuar gjysmëfinalen, duke i dhënë një karton të kuq të padrejtë, sipas një ‘rregulloreje të re’.

“Europian Cup, Dubrovnik, vendi i 9-të nga 52 kundërshtarë në peshën -73kg. Pas tri fitoreve te lodhshme, arrij të mposht edhe belgun me Ippon (tuç), arbitri më jep fitoren për të shkuar në gjysmëfinale me serbin Filip.

Realisht më mohohet një kapje e merituar dhe më japin karton të kuq. Shkaku? Pse kam vendosur kokën në tokë, teksa kam hedhur atë. ‘Rregullore e re’. Realisht kjo garë ishte e imja, ishte e djersës sime, e punës së madhe që bëj çdo ditë. Meritoja finalen, synimi që kisha shkuar në këtë garë”, - shkruan Çullhaj në profilin e tij në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë