Njerez

Indonezi \ Pozitiv me Covid, tenton të udhëtojë i veshur si gruaja e tij

Një burrë indonezian pozitiv me Covid-19 është maskuar si gruaja e tij për të kryer një fluturim.

Personi, i cili është identifikuar vetëm nga inicialet e tij, D.W, kishte vendosur një perçe për të mbuluar fytyrën, mbante pasaportën e gruas së tij dhe rezultatin negativ të testit Covid.

Ai mund të mos ishte zbuluar kurrë nëse nuk do të kishte ndryshuar rrobat e tij në mes të fluturimit, duke bërë që të vihej re nga një stjuardese. Shumica e linjave ajrore kanë kufizuar udhëtimet gjatë festës së Eidh al-Adha në Indonezi ku dhe është bërë epiqendra e virusit në Azi.

Pasi avioni ndaloi, ai u testua dhe doli pozitiv. Më pas u karantinua dhe pasi të mbarojë 14 ditë izolim do të ndiqet penalisht për një sërë veprash penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë