Lajme

Indonezi, mbi 380 të vdekur nga cunami

Indonezia është në kolaps pas goditjes së cunamit që u nxit nga tërmeti me magnitudë 7.5, në qytetin Palun të Indonezisë. Dallgët arritën mbi 2 metra lartësi në qytetin bregdetar Palun, si dhe në ishullin Sulaëesi.

Më shumë se 380 persona janë konfirmuar deri tani të vdekur, me qindra të plagosur e shumë të tjerë të zhdukur.

Njerëzit e kësaj zone janë tmerruar, ndërsa mundohen të braktisin me shpejtësi ndërtesat e tyre.

Mijëra shtëpi u shuan bashkë me spitale, hotele dhe qendra tregtare.

Vendi është duke funksionuar pa energji elektrike derisa të stabilizohet gjendja. Rruga për në Palu është bllokuar pas një rrëshqitjeje të tokës.

Muajin e kaluar, një seri tërmetesh goditën ishullin indonezian të Lombokut, ku të paktën 460 persona u konfirmuan të vdekur.

Ndërsa, një cunami në vitin 2004, i shkaktuar nga tërmeti pati lënë të vdekur 226,000 persona në ishullin Sumatra të Indonezisë në Oqeanin Indian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë