Nga Gazeta ‘SI’ – Indeksi i shëndetit bankar nuk ka ndryshuar në gjashtëmujorin e dytë të 2024-s, por disa tregues të rrezikut shfaqin rritje të lehtë.
Banka e Shqipërisë raporton një rritje të rrezikut që lidhen me likuiditetin dhe përfitueshmërinë e bankave, si pasojë e ngadalësimit të rritjes së fitimeve në sektorin bankar.
Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, indeksi i shëndetit bankar për këtë bankat sistemike paraqitet i dobësuar lehtë, si rezultat i përkeqësimit të treguesve të lidhur me likuiditetin, eficiencën dhe cilësinë e aktiveve.

Indeksi i shëndetit për grupin e bankave josistemike sinjalizon rritje të lehtë të rrezikut. Në këtë grup, me përjashtim të cilësisë së aktiveve, notat për treguesit e tjerë u shfaqën më të dobësuar.
Indeksi i shëndetit bankar tregon për një ecuri të përgjithshme më të mirë të bankave me kapital të huaj në krahasim me bankat me kapital shqiptar. Gjatë periudhës, indeksi i shëndetit bankar shfaqi përmirësim për bankat me kapital të huaj, ndërsa ato me kapital vendas nuk shënuan ndryshime të qenësishme. Në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2024, bankat me kapital të huaj paraqitën përmirësim të treguesve të likuiditetit dhe eficiencës, ndërsa treguesit e tjerë kontribuuan në përkeqësimin e indeksit,por në një shkallë më të vogël.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.