Politike

Indeksi i demokracisë, Basha: Një hap larg autoritarizmit

Kryedemokrati Lulzim Basha, duke iu referuar indeksit të demokracisë të publikuar nga “The Economist Institute Unite” thotë se e klasifikon Shqipërinë një regjim hibrid një hap larg autoritarizmit.

Kryeopozitari nëpërmjet një postimi në “Twitter” rendit edhe faktorët se pse Shqipëria renditet kaq ulët në indeksin e demokracisë së “The EIU’’.

“’The EIU’ e klasifikon Shqipërinë  regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur”, shkruan Basha në “Twitter”.

Sipas Bashës, Shqipëria ka zbritje me tre vende nga i 76-ti në i 79-ti dhe për këtë akuzon qeverinë të cilën e konsideron si jo funksionale dhe të dështuar.

“Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes se keqe ku ka katandisur kjo qeverisje e dështuar vendin”, shkruan ndër të tjera Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1220669691963826176

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë