Motosport

Incident i frikshëm në MotoGP, kampionit Banjaia i kalon sipër motori i Binder

Gazeta Si – Incident i frikshëm në garën e Katalonjës në Moto GP. Frikë për kampionin Françesko Banjaia në nisje të garës, pas kthesave të para.

Piloti lider i Botërorit është përfshirë në një incident. Italiani ishte viktimë e një përplasjeje, është rërzuar në pistë, ku KTM i Bred Binder i ka kaluar sipër këmbës së djathtë, pasi nuk mundi ta evitonte dot në atë moment.

Menjëherë flamuri i kuq dhe gara e ndërprerë, jo vetëm për incidentin e Banjaias, por edhe për rrëzimin e shumëfishtë që erdhi më pas, ku u përfshinë Dukatit e Aleks Markez, Bastianini, Zarko, Di Xhanantonio dhe Bexeki.

Për fat të mirë, Banjaia ishte i ndërgjegjshëm dhe u transportua në qendrën mjekësore për të bërë kontrollet e para. Pas rinisjes, Binder u tërhoq për probleme teknike dhe menjëherë vrapoi drejt spitalit për të parë nga afër gjendjen e Banjaias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë