Muzike

In Memoriam, Montserrat Caballe: Zonja e madhe e Operas

Montserrat Caballe, e cila e vendosi operën në klasifikimet e muzikës pop, duke kënduar “Barcelona” me Freddie Mercury tri dekada më parë, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, ditën e shtunë, më 6 tetor. Sopranoja spanjolle, e lindur në kryeqytetin katalan, kishte vite që vuante nga disa sëmundje dhe u shtrua në spital në mes shtatori. Ajo vdiq në spitalin “Sant Pau”, në Barcelonë.Opera “Gran Teatre del Liceu”, në Barcelonë, ku Caballe performoi më shumë se dyqind herë, e ka përshkruar atë si “një nga sopranot më të rëndësishme në histori.” Tenori spanjoll Jose Carreras ka thënë se ajo posedonte një zë me gamë të gjerë, kombinuar me teknikë të patëmetë.“Nga të gjitha sopranot që kam dëgjuar live në teatër, kurrë nuk kam dëgjuar një tjetër të këndojë si Caballe”, ka thënë Carreras, në një intervistë për Radio Katalunjën.

https://www.youtube.com/watch?v=Y1fiOJDXA-E

Familja mbretërore spanjolle e kishte quajtur “Zonja e madhe e Operas, legjendë e kulturës universale, më e mira mes të mirëve.” Personaliteti dhe zëri i saj unik do të jetë gjithnjë me ne”, kanë thënë në një postim në twitter familja mbretërore. Caballe e publikoi këngën “Barcelona” me liderin e grupit “Queen” Freddie Mercury më 1987-ën dhe u përdor sërish në Lojërat Olimpike të 1992-shit në Barcelonë, një vit pas vdekjes së Mercury-it.“Ajo shkoi përtej operas dhe muzikës klasike duke treguar së këngëtaret nuk janë të kufizuara vetëm për teatrot e operave por mund të shkojnë shumë më përtej saj”, ka thënë drejtorja artistike e Operas Liceu Christina Sheppelmann.E njohur për performancat e saj të operas italiane, ajo gjithashtu kishte punuar edhe me të ndjerin, tenorin Luciano Pavarotti.Teatri Mbretëror i Operas në Londër, ku Caballe kishte kënduar në shumë raste mes viteve 1972 dhe 1992, gjithashtu shprehu ngushëllimet, duke thënë se ajo “ka frymëzuar miliona njerëz.”

Mes reagime të tjera, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez shkruante në twitter “Lajm i trishto. Një ambasadore e madhe e vendit tonë vdes, një soprano opere e njohur ndërkombëtarisht. Zëri dhe mirësia e saj do të mbeten me ne, gjithmonë.” Sopranoja u përcoll drejt banesës së fundit, mesditën e së hënës, 8 tetor. Caballe konsiderohej si një nga eksponentët më të mirë modernë të “repertorit të belkantos”, ka thënë ministri i Kulturës. Jose Guirao. “Humbja e saj, lë një hendek të madh”, ka thënë ai.Karriera ndërkombëtare thuajse 60-vjeçare e Caballe-s e çoi nga Baseli në Nju Jork dhe përtej. Ajo nisi në qytetin zviceran më 1956-ën si Mimi në “La Bohème” e më pas iu bashkuar Operas Bremen, ku këndoi nga viti 1959 deri më 1962, në një larmi rolesh.

Fama më e madhe ndërkombëtare i erdhi më 1965-ën, kur u shfaq në një performancë të  Lucrezia Borgia-s, të Donizetti-t, në “Carnegie Hall”, Nju Jork.  Performanca i solli vlerësim të madh nga publike dhe e bëri sensacion brenda natës.  Suksesi e çoi në debutimin, në po atë vit, në Operan Metropolitan, si Margarita në Faustin e  Gounod.  Performanca e saj e fundit e saj ishte në qytetin katalan të Cambrills në gusht të vitit 2014. Megjithatë një karrierë kaq rrëzëllitëse dhe e suksesshme nuk ishte pa debat.  Në vitin 2015 në një kohë kur Spanja po merrte masa të rrepta rreth evazionit fiskal siç ishte përpjekur të mbretëronte në një deficit publik gjatë krizës së gjatë komike, Caballe ra dakord të paguante një gjobë prej 250 mijë eurosh dhe një dënim simbolik me burg prej 6 muajsh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë