Futboll

Imazhi ikonik Materaci-Rui Kosta, rrëfimi i fotografit: Ishte si luftë, s’dukej asgjë

Gazeta Si - Stefano Relandini, fotografi që ka realizuar foton ikonike të Marko Materacit dhe Manuel Rui Kostës gjatë një derbi mes Interit dhe Milanit, ka rrëfyer atë moment për ‘BBC’-në.

Fotografi i ‘Reuters’ bëri shkrepjen fantastike në një moment, kur fusha e stadiumit ishte mbuluar nga tymi. Ishte një ndeshje e vitit 2005. “Tifozët filluan të hidhnin sende dhe tymuese pa pushim për 15 ose 20 minuta. Ishte si një luftë.

Fotografi Stefani Relandini. Gazeta Si, 13 maj 2023

Tensioni ishte ai i zakonshmi në një derbi mes Milanit dhe Interit në ‘San Siro’. Sapo vë këmbën në atë fushë, mund ta ndjesh se nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Është diçka më shumë.

Në atë moment kur bëra foton e Rui Kostës me Materacin fusha ishte e mbuluar krejtësisht nga mjegulla, nuk dukej asgjë. Edhe nëse doje të fotografojë dikë që ishte plagosur, ishte e pamundur”, - ka treguar Relandini.

Fotoja e Materacit, mbështetur në supin e Rui Kostës, rikthehet në vëmendje sa herë luhet derbi i Milanos për të treguar atmosferën e zgjarrtë të kësaj sfide.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë