Lajme

Imazhe spektakolare nga Sony World Photography 2020

Është zbuluar seria e parë e imazheve fituese në çmimet prestigjioze Sony World Photography 2020 - dhe si gjithmonë, ato janë vërtet spektakolare.
Fotografitë e mahnitshme më poshtë janë ndër fitueset e këtij çmimi, i cili ka për qëllim mbështetjen e fotografëve në 63 vende dhe rajone të botës.
Një fotograf nga secili komb është nderuar për një imazh të pavarur. Të zgjedhurve tani do t'u jepet mundësia që të shfaqin punën e tyre para një audiencë globale në ekspozitën e njohur Sony World Photography Awards 2020, e cila zhvillohet në Somerset House, Londër, nga 17 prilli deri në 4 maj.
Gjyqtarët shfletuan mbi 190,000 imazhe që u futën në konkursin e hapur - një numër rekord ky - për të zgjedhur fituesit e çmimeve kombëtare.
Fituesi i përgjithshëm i Titullit të Fotografit të Vitit 2020 do të shpallet gjatë ceremonisë së Sony World Photography Awards 2020 në Londër më 16 prill.

Fotografi Atanas Chulev është fitues për Bullgarinë me foton nga Dolomitet Italiane
Fituesi për Malajzinë është Tien Sang Kok, me foton e galopit të kuajve gjatë perëndimit në Mongoli.
Fituesi për Australinë është Adam Stevenson, që shkrepi këtë fotografi me celularin e tij iPhone X, pas zjarreve
shkatërrimtare në Wallabi Point, New South Wales.
Ky imazh i dy rinocerontëve u kap në Parkun e Kafshëve të Egra Pobitora, në Indi, nga Abhijeet Kumar
Banerjee.
Fituesi për Kinën është Sutie Yang, me Agimet Polare, pranë Ujëvarës Seljalandfoss, në Islandë.
Ky imazh i maleve Huangshan në Kinë, u shkrep nga Karem Apaza Lopez, i cili u shpall fitues për Perunë.
Fituesi për Norvegjinë është Bjørn-Arild Schancke, që i bëri përshtypje jurisë për këtë fotografi të një miniere të
braktisur qymyri në arkipelagun norvegjez të Svalbardit.
Fituesi për Tajlandën është Kiatthaworn Khorthawornwong, që fotografoi këtë imazh të bukur vjeshtor të
Liqenit Kawaguchiko dhe Malit Fuji në Japoni.
Kjo foto e titulluar “Hapi këmbët…”, ndihmoi fotografin Marcus Westburg të fitonte çmimin për Suedinë. Foto
u shkrep në Parkun Onguma në Namibi.
Fituesi për Sri Lankën është Lakshitha Karunarathna, për këtë pamje mbresëlënëse në Bourne, Lincolnshire.
Fituesi për Francën është Greg Lecoeur për këtë foto të pabesueshme nënujore të fokave në Gadishullin e
Antarktidës.
Fitues për Hong Kongun është Kam Moon Lai, me këtë turmë peshqish pranë brigjeve të Ishullit Sipadan në
Malajzi.
Ales Krivec është fituesi për Slloveninë, me këtë foto të titulluar “Unazë e Ngrirë”. Tregon një dukuri optike të
quajtur “halo”, e cila prodhohet nga ndërveprimi i dritës me kristalet e akullit që rrinë pezull në ajër.
Fitues për Tajvanin është Yung-sen Wu, i cili shkrepi këtë foto fantastike të një luani deti që noton mes
peshqve.
Fotografi turk F. Dilek Uyar është fitues për Turqinë me këtë imazh të një tufe delesh në Bitlis in, në lindje të
vendit. Fotografinë e tij ai e përshkruajti si një “simfoni baritore”.
Fitues për Republikën e Koresë është Hwanhee Kim, me foton e këtij djali në Ishujt Solomon.
Fotografi Kushal Shahi është fituesi për Nepalin, me imazhin e malësorëve teksa luftojnë të ftohtin duke u
ngjitur në majat e Himalajave.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë