Shendet

Ilaçi i ri i Alzheimerit ngadalëson sëmundjen me rreth 30 %

Ekspertët thonë se po futemi zyrtarisht në epokën e trajtimit të Alzheimer, pasi është vërtetuar se ilaçi i dytë në më pak se 1 vit funksionon. Kjo tregon se jemi në prag të trajtimit të Alzheimer, diçka që deri vonë dukej e pamundur.

Kompania Eli Lilly ka raportuar se ilaçi ‘Donanemab’ ngadalëson ritmin e Alzheimerit me rreth një të tretën.

Donanemab funksionon në të njëjtën mënyrë si Lecanemab, ilaçi që ndryshoi historinë.

“Beteja prej dekadash për të gjetur trajtime për sëmundjen e Alzheimerit po ndryshon”, thotë Cath Mummery, drejtuesi klinik në Spitalin Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë.

"Tani po hyjmë në kohën e modifikimit të sëmundjes, ku mund të shpresojmë realisht të trajtojmë dikë me sëmundjen Alzheimer”.

Donanemab u dha si një infuzion mujor dhe ritmi i sëmundjes u ngadalësua me rreth 29% në përgjithësi dhe me 35% në një grup pacientësh që ishin në fillimet e sëmundjes.

Një efekt anësor ishte ënjtja e trurit por ishte kryesisht e lehtë dhe asimptomatike.

“Ne jemi të lumtur që kemi zhvilluar një ilaç të tillë edhe pse si shumë trajtime, ka rreziqe që mund të jenë serioze”, thotë zëvendëspresidente e Eli Lilly.

Kompania tha se do të fillojë procesin e miratimit të ilaçit për përdorim në spitale në muajt e ardhshëm.

“Tani jemi në fillim të një epoke trajtimesh për sëmundjen e Alzheimerit, diçka që shumë e mendonin të pamundur vetëm një dekadë më parë”, thotë Susan Kolhaas, nga Alzheimer's Research UK.

Megjithatë, këto ilaçe duket se funksionojnë vetëm në fazat më të hershme të sëmundjes, përpara se truri të dëmtohet shumë.

Dhe nëse ato miratohen në Mbretërinë e Bashkuar, do të duhej ende një revolucion në mënyrën se si sëmundja diagnostikohet për të bërë një ndryshim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë