Shendet

FDA autorizon përdorimin e ilaçit për Alzheimer

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi ilaçin Lecanemab përmes rrugës së përshpejtuar për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit. FDA i ka dhënë ilaçit një dritë jeshile të përshpejtuar, që do të thotë se dy kompanitë Eisai dhe Biogen, do të duhet të kryejnë më shumë studime. Ilaçi do të kushtojë 26.500 dollarë në vit për person, sipas mediave amerikane.

Lecanemab është i dyti i një kategorie të re medikamentesh të miratuara për sëmundjen e Alzheimerit që synojnë patofiziologjinë themelore të sëmundjes. Këto medikamente përfaqësojnë një përparim të rëndësishëm në luftën e vazhdueshme për të trajtuar në mënyrë efektive sëmundjen e Alzheimerit.

Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim i pakthyeshëm i trurit që prek më shumë se 6.5 milionë amerikanë, dhe ngadalë shkatërron kujtesën dhe aftësitë e të menduarit dhe përfundimisht, aftësinë për të kryer detyra të thjeshta. Në botë ka 47.5 milion njerëz me demencë. Të sëmurët me Alzheimer përbëjnë 60-80% të rasteve me demencë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë