Lajme

IKMT në mbrojtje të mjedisit, prish 14 objekte në lumin Erzen

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ashtu siç paralajmëroi një javë më parë, ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin e lumenjve, burim, shtrat dhe grykëderdhje lidhur me menaxhimin mjedisor. 

Sot IKMT ka filluar të ndërhyjë në grykëderdhjen e lumit Erzen, ku do të prishen 14 objekte të cilat, përmes aktivitetit të tyre ndotin lumin dhe brigjet e tij. 

IKMT thotë se objektet, që janë kryesisht të destinuara për aktivitetet e peshkimit, nuk kanë as dokumente të rregullta.

Ndër të tjera, IKMT thotë se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të vijojë pandërprerë aksionin në gjithë vendin, në mbrojtje të mjedisit duke ndëshkuar çdo shkelje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë