Futboll

Igli Tare ndjek Partizanin në ‘Air Albania’, gjithmonë afër me klubin e kuq

Gazeta Si – Pas largimit nga Lacio, ku bëri emër si drejtor sportiv për shumë vjet, duke u vlerësuar me disa çmime, Igli Tare ka marrë pak kohë pushim. Në pritje për të vendosur për të ardhmen, ish-kapiteni i Kombëtares ishte i pranishëm në ‘Air Albania’ mbrëmjen e së martës për të ndjekur ndeshjen e Partizanit me Bate Borisov në Champions.

Emri i Tares në fakt është përmendur kohët e fundit te Partizani, kur ky klub bëri një riorganizim, duke ndryshuar trajnerin dhe drejtorin sportiv. Prania e ish-sulmuesit në stadium tregon qartë afrimitetin që ai ka me këtë ekip, ku ka luajtur më parë.

Igli Tare. Gazeta Si, 12 korrik 2023

Megjithatë, nuk mund të flitet për një detyrë që Tare mund të marrë te Partizani. Ai mund ta ndihmojë Partizanin si konsulent i jashtëm, pasi është e qartë se ka ende shumë për të dhënë në futbollin europian si drejtues, ku kërkesat nuk i mungojnë.

Ndoshta në një të ardhme më të largët Igli Tare mund t’i shërbejë Partizanit, apo edhe Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtares.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë