Njerez

Igli Tare nderohet në Itali me çmimin ‘Luani i Artë’

Igli Tare, kapiteni më i famshëm i kombëtares shqiptare dhe një nga shqiptarët më të suksesshëm në skenën europiane të futbollit, nderohet në Itali me çmimin prestigjioz “Luani i Artë”.  Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin personazhe të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.

Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm. “Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954. Me një buxhet të limituar, Tare ka ditur të ndërtoj një ekip konkurrues duke e rikthyer Lazion pas një kohë të gjatë në Champions League. Një vit më parë, Tare ishte mes personave të nominuar për çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në botë, ndërsa këtë vit ka rrëmbyer një çmim shumë prestigjioz, “Luani i Artë”.

Gjithashtu personazhet e tjerë të vlerësuar nga bota e sporti ishin edhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, si dhe trajneri aktual i Atalantës, Gianpiero Gasperini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë