Futboll

Igli Tare monitoron talentin Jashari, në garë edhe Atalanta e Gjimshitit

Gazeta Si – Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, kërkon të afrojë në skuadër një tjetër futbollist me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Ardon Jasharin, për të cilin ka interes edhe Atalanta e Berat Gjimshitit.

Mesfushori i datëlindjes 2002 luan me Lucernën në Zvicër dhe konsiderohet si një nga talentet më brilante të kampionatit zviceran. Ai ka një kontratë deri në vitin 2026 me klubin e tij, që mund ta lëshojë për një shifër rreth 8 milionë eurove.

Jashari ne dyluftim me Ronaldon. Gazeta Si, 27 prill 2023

Do të ishte një nga ato lëvizjet tipike të Tares, i cili shpesh ka marrë lojtarë nga kampionate të dorës së dytë dhe më pas ua ka rritur vlerën atyre te Lacio. Mbetet të shihet, nëse përpjekjet e tij do të finalizohen me sukses edhe këtë herë.

Po ashtu, Igli Tare ka qenë gjithmonë i prirur për të afruar lojtarë shqiptarë në skuadrën e Lacios, ku mund të përmenden Tomas Strakosha, Lorik Cana, Valon Berisha, Riza Durmishi dhe Vedat Muriqi. Jashari mund të jetë goditja e radhës. Mesfushori luan për Zvicrën dhe emri i tij është lakuar edhe si një afrim i mundshëm i Selltikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë