Futboll

Igli Tare flet për merkaton e Lacios: Nuk ka lidhje me Championsin

Gazeta Si – Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka qartësuar manovrat e merkatos së verës, që po afrohet. Ai ka theksuar se Lacio ka një projekt të nisur prej dy vitesh dhe lëvizjet në merkato nuk varen nga pjesëmarrja në Champions.

"Objektivi ynë nuk është vetëm Liga e Kampionëve, por edhe të qëndrojmë në vend të dytë për rritjen e grupit. Është thelbësore të qëndrojmë në këtë pozicion, por planet tona për merkaton vazhdojnë edhe pa Championsin.

Igli Tare. Gazeta Si, 1 maj 2023

Projekti i Lacios ka nisur dy vjet më parë dhe duhet të vazhdojë”, - ka theksuar Tare për ‘Sky’-in para ndeshjes me Interin, ku Lacio humbi 3-1, por vazhdon të qëndrojë në vend të dytë në kampionat, pasi edhe Juventusi nuk mundi të fitonte këtë javë.

Tare vazhdon i qetë punën për të fuqizuar skuadrën me elementë që mund t’i shërbejnë në të ardhmen, gjithmonë sipas modelit të tij, me kosto sa më të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë