Muzike

Iggy Azalea “pre” e bullizmit në rrjetet sociale

Tashmë të gjithë jemi të informuar për fenomenin e bullizmit kibernetik, i cili është një formë e veçante e bullizmit nëpërmjet teknologjisë digjitale, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale të ndryshme. Të gjitha këto forma përdoren për të ushtruar presion psikologjik. Duke ushtruar këtë formë vetëm pers i përket adoleshente kemi harruar se të gjithë mund të jenë pjesë e bullizmi nëpër rrjete sociale, mjafton një mesazh apo një foto e papërshtatshme.
Kjo gjë i ka ndodhur kohë e fundi edhe këngëtares Iggy Azalea, e cila është detyruar të çaktivizojë të gjitha rrjetet sociale, pasi përpara disa ditësh disa foto nudo të kryera nga këngëtarja bënë bujë në internet.
Reperrja australiane është shprehur se ndjehet edhe shumë e shqetësuar për atë, çka komentuesit kishin shprehur rreth fotove të saj.
“Shumë nga komentet që kam parë, në veçanti të burrave të cilit kishin shprehur fantazitë e tyre në lidhje me trupin tim, realisht më kanë shqetësuar,” shprehet ajo.
Gjithashtu, në deklaratën e saj ajo ka thënë se nëse komentuesit do të ishin ndjerë ndonjëherë të turpëruar përpara familjes, apo atyre që i’u interesojnë, ndoshta atëherë do ta kuptonin se si ndjehet ajo.

Fotografi që realizoi shkrepjet nudo, nëpërmjet një postimi në Instagram shpjegoi se fotografitë i ishin vjedhur, duke u botuar pa lejen e tij.
“Jam shumë i prekur dhe i inatosur nga kjo situatë, e nuk do të resht derisa të vendoset drejtësi,” shkruan ai.
Imazhet e publikuara gjatë kësaj fundjave, ishin të realizuara që prej vitit 2016, kur këngëtarja kishte realizuar një set fotografik për revistën australiane GQ.
Azalea tha se ajo kurë nuk kishte dhënë konfirmimin që këto fotografi të publikoheshin, duke shtuar se edhe shumë të famshëm të tjerë kanë pozuar për revistën, duke përdorur turke ku nuk dalin tërësisht të zhveshur.
“Shumë gra të famshme kanë realizuar fotografi të zhveshura për revistën australiane GQ dhe në mënyrë strategjike, kanë vendosur duart në vendet më intime. Gjithmonë më janë dukur fotografi të bukura, kështu që e shfrytëzova mundësinë. Nuk kam parë fotografi të grave të tjera që janë zbuluar si këto të miat, prandaj u ndjeva komod që t’i realizoja. Mirëpo nuk e dija që do i publikonin,” ka deklaruar këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/Bx-1sJYBm5d/?utm_source=ig_web_copy_link

Fotografitë mund të gjenden ende në faqen revistës se bashku me një shpjegim ku shkruhet se fotografitë e mëparshme nuk ishin të destinuara për një botim, por ishin “dhuratë për ditëlindje” për kirurgun plastik Ashkan Ghavami.
Megjithatë, këngëtarja është shprehur se nuk kishte, asnjë arsye që fotografitë të ruheshin diku.
"Unë jam e befasuar dhe e inatosur njëkohësisht se pse fotografitë nuk u fshinë, menjëherë pasi u përzgjodhën imazhet përfundimtare. Ditët e fundit jam rrethuar vetëm nga tallje dhe komente negative dhe kjo gjë nuk më ka pëlqyer aspak” shprehet Azalea
Gjithashtu, ajo theksoi se do të ndiqte këtë çështje edhe në rrugët juridike, në mënyrë që autorët të ndëshkoheshin/BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë