Gazeta Si – Pas 6 muajsh Udineze ka arritur të fitojë në fushën e saj, duke mundur Milanin, që tashmë rrezikon shumë vendin e 4-t. Kuqezinjtë e trajnerit Stefano Pioli janë thyer 3-1 në javën e 27-të Serisë dhe e kanë komplikuar shumë situatën e Championsit. Roma është vetëm 1 pikë prapa (48 ndaj 47).
Milani e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol. Udineze gjeti avantazhin me një të djathtë precize të Pereiras. Në fundin e pjesës së parë ndodhi gati gjithçka. Arbitri dha një penallti për Milanin pas konsultimit me VAR-in, Ibrahimoviç gaboi nga pika e bardhë, por penalltia u përsërit, pasi një lojtar i Udinezes kishte hyrë më parë në zonë.

Në rastin e dytë suedezi nuk gaboi dhe vendosi rekord në Serinë A, duke u bërë shënuesi më i vjetër në moshë, 41 vjeç e 166 ditë. Rekordin e mëparshëm e mbante një tjetër milanist, Bili Kostakurta, që po ashtu kishte shënuar me shiritin e kapitenit, po nga penalltia dhe po ndaj Udinezes, në moshën 41 vjeç e 25 ditë.
Menjëherë më pas Beto ‘dogji’ Thiau dhe riktheu Udinezen në avantazh. Në minutën e 70-të ekipi vendës mbylli llogaritë me golin e Ehizibue. Vetëm 1 pikë në kampionat për Milanin në 3 ndeshjet e fundit, 15 në 12 ndeshje në 2023-shin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.