Futboll

Ibrahimoviç kthehet në kombëtare në moshën 41-vjeçare, Suedia e ka në listë

Gazeta Si - Trajneri Jane Anderson ka vendosur ta grumbullojë sulmuesin veteran të Milanit për ndeshjet kualifikuese ndaj Belgjikës dhe Azerbajxhanit.

Zllatan Ibrahimoviç kthehet në kombëtaren e Suedisë në moshën 41-vjeçare. Pas deklratave të ditëve të fundit, sot trajneri Anderson ka zyrtarizuar vendimin për të thirrur sulmuesin për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

Ibrahimoviç dhe Ronaldo ne nje sfide me kombetaret. Gazeta Si, 15 mars 2023

Ibra, 42 vjeç tetorin e ardhshëm, u rikthye në fushë me Milanin javët e fundit, pas një rehabilitimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në gju verën e kaluar. Ndeshja e fundit me Suedinë për të i takon datës 29 mars 2022, ndaj Polonisë.

Ibrahimoviç numëron 121 ndeshje me Suedinë dhe 62 gola të shënuar. Pak ditë më parë, trajneri Anderson kishte thënë: "Nëse Zllatan është në formë dhe në gjendje të mirë fizike, mendoj se mund të japë ende në kombëtare, edhe pse mund të mos e nisë nga fillimi. Për personalitetin, impenjimin dhe lidershipin mund të jetë mjaft i dobishëm".

Trajneri suedez sheh tek Ibrahimoviç një rol të ngjashëm si ai që lojtari ka pasur vitet e fundit te Milani. Jo një titullar i pazëvendësueshëm, por një udhëheqës në dhomat e zhveshjes dhe burim frymëzimi për të rinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë