Njerez

Ibrahimoviç aktor, dalin imazhet e para të filmit të fundit Asterix e Obelix

Gazeta Si – Ka nisur numërimi mbrapsht për debutimin e Zllatan Ibrahimoviç në ekranin e madh. Siç është bërë me dije në pranverë të 2021-shit, sulmuesi i Milanit do të jetë mes protagonistëve të filmit të fundit të Asterix dhe Obelix, që del në shkurt të 2023-shit.

Filmi titullohet ‘Asterix & Obelix: Mbretëria e Mesme’ (L’empire du Milieu versioni origjinal). Suedezi interpreton rolin e legjionarit roman Antivirus.

Vetë Ibrahimoviç, nëpërmjet kanaleve të tij në rrjetet sociale, ka shpërndarë ‘trailer’-in e parë të filmit. Në këtë film futbollisti interpreton përkrah dy yjeve të kinemasë franceze, si Marion Cotillard (në rolin e Kleopatrës) dhe Vincent Cassel (në rolin e Jul Çezarit).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë