Njerez

Ibra në Sanremo/ Ç’do të bëjë dhe sa fiton

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë sot konferencën e prezantimit për shtyp si pjesëmarrës në skenën e Ariston në Sanremo, Festivali i Këngës Italiane për vitin 2021, ku do të jetë i fituari special i dyshes Amadues dhe Fiorello.

“Amadeus më telefonoi dhe donte të më takonte – fillon suedezi – dhe unë menjëherë thashë po, pasi siç thotë ai: është më mirë të më kesh në të njëjtën skuadër sesa kundër. Dhe tani, ai dhe unë jemi në të njëjtën skuadër. Nuk e di se çfarë më pret, Amadeus më tha se gjithçka do të jetë mirë dhe nuk e di vërtet se çfarë më pret. Por di që më tha se donte të thyente çdo rekord të mundshëm dhe ja ku jam”.

Çfarë do të bëjë lojtari i Milanit në skenën e Ariston? Amadeus ka thënë gjithashtu se suedezi do të jetë protagonist i një skeçi me Fiorelon në lidhje me besimin interist të të dyve. Të enjten sulmuesi i Milanit, do të ketë në krah mikun e tij, trajnerin e Bolonjës, Sinisa Mihajloviç. Prezantuesi i Festivalit të Sanremos, Amadeus, në konferencë shtypi ka zbuluar se të dy do të këndojnë "Io vagabondo", një nga kryeveprat e vitit 1972 në Itali.

Festivali do të zhvillohet nga 2 deri më 6 mars, pikërisht në ato data kur luhet edhe kampionati i Serie A. Të mërkurën 3 marsit, në fakt, kuqezinjtë e Piolit kanë ndeshjen kundër Udineses, që koicidon për javën e 25-të dhe luhet të mërkurën.

Ibrahimovic ka nënshkruar kontratën për Sanremo më 30 dhjetor. Mësohet se Ibrahimovic do të paguhet 50 mijë euro për secilën nga mbrëmjet e festivalit (në total 250 mijë euro) nga organizatorët. Georgina Rodriguez përfitoi vjet 140 mijë euro për pjesëmarrjen, por i dhuroi ato për bamirësi.

Sulmuesi u dëmtua ndaj Romës dhe do të qëndrojë larg fushave për një periudhë kohe, ndaj dhe mund të mos kthehet në Milanelo për ndeshjen e së mërkurës me Udinezen dhe ndeshjen e së dielës ndaj Veronas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë