Lajme

I zhdukur prej pak ditësh, gjendet i vetëvarur tek dega e ullirit 54-vjeçari

Një 54-vjeçar që rezultonte i zhdukur prej disa ditësh, i ka dhënë fund jetës në fshatin Xherinë të rrethit të Vlorës.

Mësohet se viktima me inicialet A.B. ishte banues në Vlorë, ndërsa nga hetimet paraprake dhe nga dëshmitë e mbledhura nga të afërm të tij, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë i 54-vjeçarit është gjetur i varur në një degë ulliri nga një bari i zonës. Ka qenë pikërisht bariu ai që ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Policia ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe pas mbledhjes së dëshmive të të afërmve të të ndjerit pritet që të dalë me përfundimin se bëhet fjalë për një vetëvrasje për shkak të depresionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë