Një 45-vjeçar me probleme mendore i ka vendosur zjarrin banesës gjatë orëve të natës në lagjen “8 Shkurti”, ndërsa ka mbyllur brenda nënën dhe dy motrat duke u larguar.
Policia e ka arrestuar menjëherë A. D. 45 vjeç, ndërsa fatmirësisht nëna e autorit F. D. 69 vjeç dhe motrat e tij D. D. 38 vjeç dhe B. D. 24 vjeç nuk kanë pësuar dëmtime, pasi janë nxjerrë me shpejtësi.
Ata janë dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë, ndërsa autori është shoqëruar, por dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.