Plot 22 vite kishte Interi që priste një arritje të tillë: fitore në "San Paolo". Ndeshja ka filluar me Interin në sulm, ku në minutën e 15-të ka gjetur avantazhin me anë të Lukakut që shfrytëzon një gabim të Allan në mesin e fushës dhe dhe pasi ka kaluar edhe Hysajn dërgoi topin në rrjetë. Me arritjen e avantazhit Interi e vuri ndeshjen në shinat e duhura dhe në minuten 33-të Lukaku dyfishon rezultatin pas një tjetër gabimi të vendasve, këtë herë të portierit Meret. Napoli u mundua te reagonte, dhe përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, ngushtoi distancën në 2-1, me Milik që shënoi golin e shpresës në minuten 39-të.
Pjesa e dytë filloi me Napoli që kërkon me ngulm të rihapë sfidën, por rastet jane te pakta. Lautaro Martinez mbyll gjithçka, ku pas një gabimi skandaloz të Manolas, shënon golin e tretë në minutën e 62-të. Me këtë fitore Inter ngjitet në kuotën e 45 pikëve, po aq sa Juventus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.