Lajme

I vëllai u arrestua për drogë, PD kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

Partia Demokratike i ka kërkuar sot Fran Tucit, kryebashkiakut të Fushë- Arrëzit të japë dorëheqjen pasi sioas saj i vëllai Albert Tuci  iu arrestua dy ditë më parë, në kuadër të një operacioni të madh kundër kultivimit të drogës në vend.

PD thotë se dorëheqja e tij është një domosdoshmëri që komuniteti të mos mbahet “peng” nga Rilindja e kriminalizuar.

"Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj", thekson PD. "Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në mendja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre", thekson dega e PD në Pukë.

Arben Tuci u arrestua nga policia më 20 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë