Një 45-vjeçar i ka vënë zjarrin derës së jashtme të Bashkisë së Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, por menjëherë zjarrfikësja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit.
Në kohë rekord është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.