Njerez

I vdiq i fejuari pak para martesës, 25-vjeçarja ka mesazh të fortë për të gjithë ne

Debbie Gerlach nga Arizona preku zemrat e mijëra përdoruesve në rrjetet sociale kur ajo publikoi fotografitë e saj të dasmës në Facebook me të fejuarin e saj Randy.
Në kohën kur ajo realizoi këto fotografi, fatkeqësisht i fejuari i saj nuk jetonte më, por ai ishte prezent në fotografitë e saj përmes photoshopit. Fotot u publikuan në të njëjtën ditë kur dasma ishte menduar të ndodhte, por kjo nuk ndodhi, pasi 8 muaj më parë ai vdiq në një aksident. Debbie publikoi fotot për një arsye. Ajo shkroi një letër me një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ne.

"Sot duhej të ishte dita më e bukur e jetës sime. Sot duhej të ishte dita që unë do martohesha me mikun tim më të mirë, duhej të zgjohesha e të shkoja me fustanin e ëndrrave drejt altarit, ku me priste njeriu i ëndrrave të mia. Sot, përpara të gjithë familjes dhe miqve tanë Randy & unë do të shprehnim edhe një herë dashurinë tonë për njëri-tjetrin, dhe premtimet tona që ne do të mbanim në zemrat tona. Sot duhej të ishte dita që unë kam ëndërruar që kur isha një vajzë e vogël. Sot unë duhet të bëhesha grua. Sot unë duhet të bëhesha zonja Zimmerman. Por sot u zgjova vetëm, ashtu siç bëj çdo ditë. Sot u zgjova sërish me zemrën time të thyer. Sot babai im nuk do të më shoqërojë në altarë . Sot unë nuk do të shohë pamjen e fytyrës së Randy teksa më priste mua për të kurorëzuar dashurinë tonë. Sot nuk do të shoh të gjithë miqtë dhe familjen tonë. Sot nuk do të martohem me dashurinë e jetës sime. Sot unë nuk do të kem një burrë … Dhe kjo është për shkak se një person bëri një zgjedhje që ka ndryshuar përgjithmonë jetën time, një zgjedhje për të mos ndalur shpejtësinë në rrugë , kur ai pa të fejuarin tim që po vinte përballë me motor, por në vend të kësaj ai shtoi shpejtësinë.
Ju lutem, lus secilin prej jush që lexon këtë post, kur udhëtoni me motor apo mjete tjera, të respektoni shenjat rrugore, të ngisni me kujdes, sepse kurrë nuk e dini që bota e tij është në atë motor. Nëse ai person nuk do të udhëtonte me shpejtësi, unë sot do të martohesha me Randy, shoku tim më të mirë, dashuria e jetës sime
.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë