Njerez

I tmerrshëm në fushë, por Pol Pogba ka fobi ujin!

Ta shohësh duke luajtur në fushë, nuk të shkon në mendje kurrë se mund të diçka që ta frikësojë mesfushorin Pol Pogba. Kampioni i botës me Francën është përballur haptazi me kundërshtarë shumë të fortë dhe në ndeshje shumë të rëndësishme që në moshën 25-vjeçare. Është pa dyshim një nga futbollistët më të njohur dhe më të kërkuar në treg. Nëse është fjala për fushën, mesfushorin e Mançester Junajtid nuk e frikëson absolutisht asgjë. Problemi, siç bën me dije “Daily Star”, është jashtë kuadratit të gjelbër. Francezi ka një fobi, si shumë persona të tjerë në botë, ai ka frikë nga uji.

Pol Pogba ka frikë të notojë. Ndërprerjen e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, ku ai nuk u përfshi për shkak të një dëmtimi, lojtari i njohur po e shfrytëzon në qendrën sportive të Mançesterit për të marrë leksione noti. Stafi i klubit anglez synon që mesfushori të jetë në gjendje të notojë në 10 vaska brenda vitit 2019. E thjeshtë, por jo për dikë që nuk ka notuar kurrë në jetën e tij. Dhe siç bën me dije një nga pjesëtarët e klubit, Pogba është i vendosur për ta larguar këtë frikë: “E ka kuptuar që është me shumë vonesë dhe natyrisht që sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë bëhet për ta mësuar notin”, - tregon ai.

Pol Pogba

Tjetër problem është të mos dish të notosh dhe tjetër të jesh i terrorizuar nga uji. Burimi pranë klubit të Mançesterit, sipas “Daily Star”, konfirmon se bëhet fjalë për një problem real. “Kur është me pushime, sa herë që shkon në pishina, bën vetëm ndonjë hap sa për t’u freskuar. Nuk e fut kurrë kokën në ujë. Disa nga miqtë e tij e kanë këshilluar të marrë leksione nga stafi i Mançesterit për ta hequr këtë frikë. Dhe kështu ka bërë. Si po ecën? “Kur fillon, ka ankth, por po përmirësohet. Gjithkush ka betejën e vet dhe Pogba e ka atë me ujin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë