Ka ndodhur

“I parehabilituar”, rrëzohet kërkesa e Zani Çaushit për lirimin me kusht

Gjykata e Korçës ka rrefuzuar lirimin me kusht të Myrteza Çaushit (Zani). Seanca gjyqësore ka zgjatur 45 minuta dhe është mbajtur për 45 minuta.

Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari i çështje, vendosi rrëzimin e kërkesës  së tij për të përfituar lirimin me kusht.

Gjykata e Korçës, ka argumentuar se Zani Çaushi nuk ka pasur sjellje shembullore, është dënuar dhe disa herë të tjera gjatë kohës së vuajtjes së dënimit dhe për këtë arsye ai nuk konsiderohet i rehabilituar.

Prokuror i çështjes ishte Ervin Beqiri, ndërsa Çaushi u përfaqësua me të njëjtin avokat, Arben Lena.

Nga ana tjetër Zani Çaushi në ditët në vijim ka një tjetër seancë për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut.

I ashtuquajturi Zani është dënuar me burgim të përjetshëm, me pretendimin se ka kryer dënimin dhe kërkon lirimin me kusht.

“I forti" i Vlorës në trazirat e vitit 1997, akuzohet për vrasje, plagosje, plaçkitje dhe grup të strukturuar kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë