Politike

I ofroi 4 qese heroinë policit të infiltruar, KQZ i heq mandatin këshilltarit të PS-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e prokurorisë për shpalljen të pavlefshëm të mandatit të këshilltarit bashkiak të Kamzës, përfaqësuesit socialist Mirush Dema.
Pas paraqitjes së dokumentacionit nga prokuroria mësohet se ka pranuar këtë kërkesë të organit të akuzës. Vetë Dema kishte deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.

Sipas vendimit të Prokurorit Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro. Po sipas Prokurorisë, Dema është dënuar edhe për dhunim banese, në Gjenevë të Zvicrës, dënime që Dema i kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, si pjesë e ligjit të Dekriminalizimit janë larguar dy kryebashkiakët Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Agim Kajmaku i Vorës, që të dy të zgjedhur nga ana e PS-së.

Që nga zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit për rreth tre vite si rezultat i zbatimit të këtij ligji janë larguar rreth 350 zyrtarë, deputetë dhe kryebashkiakë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë