Moti

I nxehti Saharian do të na shoqërojë deri të Martën

Vendi ynë vazhdon të mbetet në aktivitetin e të nxehtit Saharian. Temperaturat kane vijuar me rritje qysh në orët e para të mëngjesit, duke regjistruar vlera 15 gradë në veri deri 20 gradë në Tiranë. Ndërsa mesdita parashikohet të arrijnë vlera nga 33 në veri deri në 38 gradë në zonën qendrore. Deri ditën e Martë moti do të mbetet me temperatura të larta. Do të jetë dita e mërkure ku priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave duke i çuar në vlera normale të muajit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë