Moti

Në mesditë temperaturat do arrijnë deri në 36 gradë celcius

Ballkani Juglindor po vazhdon të jetë në ndikimin e ajrit të nxehtë afrikan. Këto masa ajri ndikuan sot në vendin tonë mot me diell përgjatë bregdetit dhe zonën qendrore, ndërsa në zonat malore nuk munguan vranësira të pakta në mesditë për shkak të relievit malor. Meterologia e Gazetës "Si" Rezarta Xhakollari tregon se temperaturat e mëngjesit u rritën. Deri në 14 gradë në veri dhe në qytetin jugor të Gjirokastrës. Por në mesditë termometri do të pësojë rritje të konsiderueshme duke u luhatur maksimalisht nga 33 gradë në veri deri në 36 gradë në zonën e ulët. Xhakollari tregon se diten e premte më datë 28 gusht, moti do të mbetet i qëndrueshëm me diell dhe temperatura të larta: Zonat malore 15-33 gradë celsius; Zona e ulët 16-37 gradë celsius; Zonat bregdetare 19-34 gradë celsius.

Pushues të shumtë në çadrat dhe shezlongët në brigjet e Adriatikut në Malin e Robit, pranë Kavajës. Turistët e huaj mungojnë në plazhet shqiptare si pasojë e situatës me Covid-19 dhe plazhet janë populluar vetëm me pushues nga Shqipëria dhe Kosova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë