Politike

I kujtoi inkoherencën në qëndrime, Gjekmarkaj-Berishës: E lëvdove Bashën për 16 vjet pa kut, më kërkove ta mbështes

Agron Gjekmarkajt aktualisht nënkryetar i PD-së nuk i ka pëlqyer një postim i Sali Berishës ku i nxirrte dy video të qëndrimeve të tij një në vitin 2017 kundër Bashës dhe një tjetër të mbajtur para do ditësh, pro tij.  

'“...Unë nuk i bie mohit qëndrimeve të mia nuk bëj si Sali Berisha i cili shante me kuç e maç Fatos Nanon pastaj na thoshte eee nuk janë te vërteta e bëra për politike! E shpalltë më të ziun armik Ilir Metën pastaj bënte koalicion dhe e mbulonte me një mijë të mira.

Prej 16 vitesh lëvdon pa kut e masë Lulzim Bashën e tani e shan pa asnjë siguresë dhe ky na flet për koherencë me postulatin “shikoni e gjykoni vetë”.

Nuk ndërhyri kurrë për ti ndrequr gjërat në PD përsa kohë ata ishin miq e bashkëpunëtorë e ndihej i sigurt. Kështu ka bërë me Hajdarin, Pashkon, Ceken, Imamin , Ngjelen, Rulin, Pollon , Zogajn, Shehun, me Xhuvelin me Dukën, me Ndokën me Dulen, me plot personazhe mediatike që i ka futur në burgje dhe u ka djegur gazetat dhe më pas miq për kokë e lavde që nuk ti zë koka.

Në katër vite kanë ndodhur shumë gjëra. Në PD kam hyrë me vullnet të lirë dhe Lulzim Basha ishtë Kryetar i saj kur e kam pranuar atë ftesë të cilin po e mbështesja për Kryeministër.

Tre a kater herë që e kam takuar Sali Berishën më ka kërkuar ta mbështes Lulzim Bashen duke e konsideruar më të mirin në kampin blu edhe pse unë kisha rezerva, të shprehura publikisht.

Ja kam dëgjuar fjalën. Se fsheh që kam pasur respekt për Sali Berishen për disa cilësi, beteja e fitore duke ruajtur gjykimin kritik për disa të tjera, e kam votuar dhe mbështetur sidomos pas vitit 2013 kur ra nga vakti, në angazhimin tim publik me modesti aq sa peshe kishte dhe ka fjala ime.

E kam dëgjuar Berishën edhe për Lulzim Bashën të cilin në gjerat e mëdha e kam mbështetur përsëri nga viti 2018 e ketej...”, shkruan Gjekmarkaj, duke nënvizuar më pas se ai që ndryshoi ishte Berisha pas shpalljes “non-grata”.

Duke risjelle ngjarjen e 8 janarit, Gjekmarkaj vëren:

“Njerëzit nuk janë prej betoni , me ndryshimin e situatave dhe ngjarjeve secili prej nesh evolon sidomos në kushtet e përballjes me një regjim si ky i Edi Ramës produkt i masakrës elektorale të njohur si të tillë edhe nga Sali Berisha i cili tani pos së shkuares edhe fjalitë, edhe moralin i ka ‘non grata”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë