Drejtësia

I kërkuar për trafik droge, Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit drejt Gjermanisë

Gazeta Si - Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka lënë fuqi vendimin për lejimin e ekstradimit të Princ Dobroshit, i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesë e një grupi kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike.

Pak kohë më parë për Dobroshin, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimin pasuror në kuadër të të cilit janë sekuestruar disa prona të tij apo në emër të personave të lidhur me të.

Ndër to janë sekuestruar 10 llogari bankare, një vilë, 3 apartamente, një shoqëri tregtare, makinë etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë